caseriqKërkim sipas kuptimit në Kuran

Surja An-Nisaa, ajeti 6

Medinë · radha e zbritjes 92 · 4:6

وَٱبْتَلُوا۟ ٱلْيَتَٰمَىٰ حَتَّىٰٓ إِذَا بَلَغُوا۟ ٱلنِّكَاحَ فَإِنْ ءَانَسْتُم مِّنْهُمْ رُشْدًا فَٱدْفَعُوٓا۟ إِلَيْهِمْ أَمْوَٰلَهُمْ وَلَا تَأْكُلُوهَآ إِسْرَافًا وَبِدَارًا أَن يَكْبَرُوا۟ وَمَن كَانَ غَنِيًّا فَلْيَسْتَعْفِفْ وَمَن كَانَ فَقِيرًا فَلْيَأْكُلْ بِٱلْمَعْرُوفِ فَإِذَا دَفَعْتُمْ إِلَيْهِمْ أَمْوَٰلَهُمْ فَأَشْهِدُوا۟ عَلَيْهِمْ وَكَفَىٰ بِٱللَّهِ حَسِيبًا

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterVërini në provë jetimët derisa të arrijnë moshën e martesës[3]. Nëse vëreni se janë pjekur, atëherë dorëzojuani pasurinë e tyre dhe mos e shpenzoni atë duke e shpërdorur e duke nxituar për ta harxhuar para se të rriten. Ai që është i pasur, le të përmbahet, kurse ai që është i varfër, le të shpenzojë prej saj në mënyrë të arsyeshme. Kur t'ua dorëzoni atyre pasurinë, bëjeni këtë para dëshmitarëve. Mjafton që Allahu është Dëshmitar dhe Ai që merr në llogari.
Albanian Translation - Hassan NahiVërini në provë jetimët, derisa të bëhen për martesë! Nëse vëreni se janë pjekur, atëherë jepuani pasurinë e tyre! Mos nxitoni në shpenzimin e pasurisë së tyre në mënyrë të panevojshme dhe para se ata të rriten! Kush është pasanik, le të përmbahet në marrjen e pasurisë së tyre e, në qoftë se është i varfër, le të harxhojë prej saj aq sa është e arsyeshme dhe e drejtë. Kur t’ua dorëzoni pasurinë e tyre, bëjeni këtë në prani të dëshmitarëve. Allahu është i mjaftueshëm si llogaritës.
Po kërkoni një temë? Provoni kërkimin sipas kuptimit — pyetja shqyrtohet në të 6.236 ajetet.
Gjuha — 70