caseriqKërkim sipas kuptimit në Kuran

Surja An-Nisaa, ajeti 173

Medinë · radha e zbritjes 92 · 4:173

فَأَمَّا ٱلَّذِينَ ءَامَنُوا۟ وَعَمِلُوا۟ ٱلصَّٰلِحَٰتِ فَيُوَفِّيهِمْ أُجُورَهُمْ وَيَزِيدُهُم مِّن فَضْلِهِۦ وَأَمَّا ٱلَّذِينَ ٱسْتَنكَفُوا۟ وَٱسْتَكْبَرُوا۟ فَيُعَذِّبُهُمْ عَذَابًا أَلِيمًا وَلَا يَجِدُونَ لَهُم مِّن دُونِ ٱللَّهِ وَلِيًّا وَلَا نَصِيرًا

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterAtyre që besojnë dhe bëjnë punë të mira, Ai do t'ua japë shpërblimet të plota dhe do t'ua shtojë ato prej mirësisë së Tij. Ndërkaq, ata që tregohen përbuzës e mendjemëdhenj, do t'i ndëshkojë me dënim të dhembshëm dhe, përveç Allahut, ata nuk do të mund të gjejnë për vete mbrojtës e as ndihmës.
Albanian Translation - Hassan NahiSa për ata që besojnë dhe punojnë vepra të mira, Ai do t’ua plotësojë shpërblimin dhe do t’ua shtojë atë nga mirësitë e Tij. Por, ata që shpërfillin dhe mburren, do të dënohen me ndëshkim pikëllues. Ata nuk do të gjejnë për vete as mbrojtës dhe as ndihmës tjetër në vend të Allahut.
Po kërkoni një temë? Provoni kërkimin sipas kuptimit — pyetja shqyrtohet në të 6.236 ajetet.
Gjuha — 70