لَّٰكِنِ ٱلرَّٰسِخُونَ فِى ٱلْعِلْمِ مِنْهُمْ وَٱلْمُؤْمِنُونَ يُؤْمِنُونَ بِمَآ أُنزِلَ إِلَيْكَ وَمَآ أُنزِلَ مِن قَبْلِكَ وَٱلْمُقِيمِينَ ٱلصَّلَوٰةَ وَٱلْمُؤْتُونَ ٱلزَّكَوٰةَ وَٱلْمُؤْمِنُونَ بِٱللَّهِ وَٱلْيَوْمِ ٱلْـَٔاخِرِ أُو۟لَٰٓئِكَ سَنُؤْتِيهِمْ أَجْرًا عَظِيمًا
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterNdërkaq, të thelluarit në dije nga mesi i tyre dhe besimtarët besojnë atë që të është shpallur ty dhe atë që është shpallur para teje, e falin namazin, e japin zekatin dhe e besojnë Allahun e Ditën e Fundit. Këtyre do t'u japim shpërblim madhështor.
Albanian Translation - Hassan NahiMirëpo të thelluarit në dituri prej tyre (hebrenjve) dhe besimtarët besojnë në atë që të është shpallur ty (o Muhamed) dhe në atë që është shpallur para teje. Posaçërisht atyre që falin namazin, atyre që ndajnë zekatin dhe atyre që besojnë në Allahun dhe në Ditën e Kiametit, me siguri do t’u japim shpërblim të madh.