caseriqKërkim sipas kuptimit në Kuran

Surja An-Nisaa, ajeti 155

Medinë · radha e zbritjes 92 · 4:155

فَبِمَا نَقْضِهِم مِّيثَٰقَهُمْ وَكُفْرِهِم بِـَٔايَٰتِ ٱللَّهِ وَقَتْلِهِمُ ٱلْأَنۢبِيَآءَ بِغَيْرِ حَقٍّ وَقَوْلِهِمْ قُلُوبُنَا غُلْفٌۢ بَلْ طَبَعَ ٱللَّهُ عَلَيْهَا بِكُفْرِهِمْ فَلَا يُؤْمِنُونَ إِلَّا قَلِيلًا

Albanian Translation - Rowwad Translation Center(Ne i mallkuam ata) për shkak të thyerjes së besëlidhjes, mohimit të ajeteve të Allahut, vrasjes së pejgamberëve padrejtësisht dhe për shkak të thënies së tyre: "Zemrat tona janë të mbyllura." Jo, por Allahu ua ka vulosur ato për shkak të mosbesimit, andaj nuk besojnë, përveçse pak.
Albanian Translation - Hassan Nahi(Ne i mallkuam ata) për shkak të shkeljes së besëlidhjes nga ana e tyre, për shkak të mohimit që i bënë shpalljeve të Allahut, për shkak të vrasjes së profetëve pa kurrfarë të drejte dhe për thënien e tyre: “Zemrat tona janë të mbyllura në këllëf (prandaj s’i kuptojmë fjalët e profetëve)”. Nuk është kështu, por Allahu ua ka vulosur ato për shkak të mohimit të tyre, prandaj pak prej tyre besojnë.
Po kërkoni një temë? Provoni kërkimin sipas kuptimit — pyetja shqyrtohet në të 6.236 ajetet.
Gjuha — 70