وَقَدْ نَزَّلَ عَلَيْكُمْ فِى ٱلْكِتَٰبِ أَنْ إِذَا سَمِعْتُمْ ءَايَٰتِ ٱللَّهِ يُكْفَرُ بِهَا وَيُسْتَهْزَأُ بِهَا فَلَا تَقْعُدُوا۟ مَعَهُمْ حَتَّىٰ يَخُوضُوا۟ فِى حَدِيثٍ غَيْرِهِۦٓ إِنَّكُمْ إِذًا مِّثْلُهُمْ إِنَّ ٱللَّهَ جَامِعُ ٱلْمُنَٰفِقِينَ وَٱلْكَٰفِرِينَ فِى جَهَنَّمَ جَمِيعًا
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterAi jua ka shpallur në Libër: kur të dëgjoni se mohohen fjalët e Allahut dhe bëhet tallje me to (nga jobesimtarët e dyfytyrëshit), mos rrini me ta, derisa të hyjnë në një bisedë tjetër, se, përndryshe, do të ishit si ata. Allahu do t'i tubojë të gjithë dyfytyrëshit dhe jobesimtarët në Xhehenem,
Albanian Translation - Hassan NahiAi jua ka shpallur në Libër[80]: Kur të dëgjoni se mohohen fjalët e Allahut dhe bëhet tallje me to, atëherë mos rrini me ata (njerëz që veprojnë kështu), derisa të ndërrojnë bisedë, përndryshe do të ishit si ata. Allahu do t’i tubojë në Xhehenem të gjithë hipokritët dhe mohuesit.