caseriqKërkim sipas kuptimit në Kuran

Surja An-Nisaa, ajeti 131

Medinë · radha e zbritjes 92 · 4:131

وَلِلَّهِ مَا فِى ٱلسَّمَٰوَٰتِ وَمَا فِى ٱلْأَرْضِ وَلَقَدْ وَصَّيْنَا ٱلَّذِينَ أُوتُوا۟ ٱلْكِتَٰبَ مِن قَبْلِكُمْ وَإِيَّاكُمْ أَنِ ٱتَّقُوا۟ ٱللَّهَ وَإِن تَكْفُرُوا۟ فَإِنَّ لِلَّهِ مَا فِى ٱلسَّمَٰوَٰتِ وَمَا فِى ٱلْأَرْضِ وَكَانَ ٱللَّهُ غَنِيًّا حَمِيدًا

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterE Allahut është gjithçka që gjendet në qiej dhe gjithçka që gjendet në Tokë. Ne i kemi porositur ata që u është dhënë Libri para jush dhe ju: "Ta keni frikë Allahun!" Nëse mohoni, ta dini se Allahut i përket gjithçka që gjendet në qiej dhe gjithçka që gjendet në Tokë. Allahu është i Panevojë, i Lavdëruar.
Albanian Translation - Hassan NahiE Allahut është gjithçka që gjendet në qiej dhe në Tokë. Ne i kemi porositur ata që u është shpallur Libri para jush dhe ju: “Frikësojuni Allahut! Nëse mohoni, dijeni se Allahut i përket gjithçka që gjendet në qiej dhe në Tokë. Allahu është i Vetëmjaftueshëm dhe i Denjë për çdo lavdërim.”
Po kërkoni një temë? Provoni kërkimin sipas kuptimit — pyetja shqyrtohet në të 6.236 ajetet.
Gjuha — 70