إِنَّ قَٰرُونَ كَانَ مِن قَوْمِ مُوسَىٰ فَبَغَىٰ عَلَيْهِمْ وَءَاتَيْنَٰهُ مِنَ ٱلْكُنُوزِ مَآ إِنَّ مَفَاتِحَهُۥ لَتَنُوٓأُ بِٱلْعُصْبَةِ أُو۟لِى ٱلْقُوَّةِ إِذْ قَالَ لَهُۥ قَوْمُهُۥ لَا تَفْرَحْ إِنَّ ٱللَّهَ لَا يُحِبُّ ٱلْفَرِحِينَ
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterMe të vërtetë, Karuni ishte nga populli i Musait, por ai u soll me mendjemadhësi ndaj tyre. Ne i dhamë atij aq shumë thesare, saqë çelësat e tyre do të rëndonin një grup burrash të fortë. Populli i vet i tha atij: "Mos u gëzo tej mase, se Allahu nuk i do ata që gëzohen (duke qenë mosmirënjohës).
Albanian Translation - Hassan NahiMe të vërtetë, Karuni[242] ka qenë nga populli i Musait, por i shtypte ata. Ne i patëm dhënë atij aq thesare, saqë çelësat e tyre vështirë se do të mund t’i mbante një grup njerëzish të fuqishëm. Njerëzit e popullit të tij i thanë: “Mos u ngazëlle me pasurinë që ke, sepse Allahu nuk i do ata që ngazëllehen!