caseriqKërkim sipas kuptimit në Kuran

Surja Al-Baqara, ajeti 74

Medinë · radha e zbritjes 87 · 2:74

ثُمَّ قَسَتْ قُلُوبُكُم مِّنۢ بَعْدِ ذَٰلِكَ فَهِىَ كَٱلْحِجَارَةِ أَوْ أَشَدُّ قَسْوَةً وَإِنَّ مِنَ ٱلْحِجَارَةِ لَمَا يَتَفَجَّرُ مِنْهُ ٱلْأَنْهَٰرُ وَإِنَّ مِنْهَا لَمَا يَشَّقَّقُ فَيَخْرُجُ مِنْهُ ٱلْمَآءُ وَإِنَّ مِنْهَا لَمَا يَهْبِطُ مِنْ خَشْيَةِ ٱللَّهِ وَمَا ٱللَّهُ بِغَٰفِلٍ عَمَّا تَعْمَلُونَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterPor, pas kësaj, zemrat tuaja u ngurtësuan e u bënë si gur, madje edhe më të ngurta. Në të vërtetë, ka gurë nga të cilët burojnë lumenj, ka të atillë që çahen dhe prej tyre rrjedh uji, si dhe ka edhe të atillë që shemben nga frika e Allahut. Allahu nuk është i pavëmendshëm ndaj asaj që veproni.
Albanian Translation - Hassan NahiPor, pas kësaj, zemrat tuaja u forcuan e u bënë si guri, madje edhe më të forta. Në të vërtetë, ka gurë nga të cilët burojnë lumenj, ka të atillë që çahen e nga të cilët rrjedh uji, madje ka edhe syresh që rrëzohen nga frika e Allahut. Allahu nuk është i pavëmendshëm ndaj veprimeve tuaja.
Po kërkoni një temë? Provoni kërkimin sipas kuptimit — pyetja shqyrtohet në të 6.236 ajetet.
Gjuha — 70