caseriqKërkim sipas kuptimit në Kuran

Surja Al-Mujaadila, ajeti 11

Medinë · radha e zbritjes 105 · 58:11

يَٰٓأَيُّهَا ٱلَّذِينَ ءَامَنُوٓا۟ إِذَا قِيلَ لَكُمْ تَفَسَّحُوا۟ فِى ٱلْمَجَٰلِسِ فَٱفْسَحُوا۟ يَفْسَحِ ٱللَّهُ لَكُمْ وَإِذَا قِيلَ ٱنشُزُوا۟ فَٱنشُزُوا۟ يَرْفَعِ ٱللَّهُ ٱلَّذِينَ ءَامَنُوا۟ مِنكُمْ وَٱلَّذِينَ أُوتُوا۟ ٱلْعِلْمَ دَرَجَٰتٍ وَٱللَّهُ بِمَا تَعْمَلُونَ خَبِيرٌ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterO ju që besoni! Kur ju thuhet “Bëni vend” nëpër ndeja, atëherë bëni vend, se Allahu do t’ju bëjë vend juve. E, kur ju thuhet “Ngrihuni”, atëherë ngrihuni, se Allahu do t'i ngrejë ata që besojnë nga mesi juaj dhe ata që u është dhënë dija në shkallë të lartë. Allahu di mirë gjithçka që bëni.
Albanian Translation - Hassan NahiO besimtarë! Kur ju thuhet t’u hapni vend të tjerëve në tubim, atëherë bëni vend, se Allahu do t’ju bëjë vend (në Xhenet)! E kur ju thuhet të ngriheni, atëherë bëni kështu, se Allahu do t’i ngrejë në shkallë të lartë ata midis jush që besojnë dhe që u është dhënë dija. Allahu di çdo gjë që punoni.
Po kërkoni një temë? Provoni kërkimin sipas kuptimit — pyetja shqyrtohet në të 6.236 ajetet.
Gjuha — 70