caseriqKërkim sipas kuptimit në Kuran

Surja Al-Maaida, ajeti 64

Medinë · radha e zbritjes 112 · 5:64

وَقَالَتِ ٱلْيَهُودُ يَدُ ٱللَّهِ مَغْلُولَةٌ غُلَّتْ أَيْدِيهِمْ وَلُعِنُوا۟ بِمَا قَالُوا۟ بَلْ يَدَاهُ مَبْسُوطَتَانِ يُنفِقُ كَيْفَ يَشَآءُ وَلَيَزِيدَنَّ كَثِيرًا مِّنْهُم مَّآ أُنزِلَ إِلَيْكَ مِن رَّبِّكَ طُغْيَٰنًا وَكُفْرًا وَأَلْقَيْنَا بَيْنَهُمُ ٱلْعَدَٰوَةَ وَٱلْبَغْضَآءَ إِلَىٰ يَوْمِ ٱلْقِيَٰمَةِ كُلَّمَآ أَوْقَدُوا۟ نَارًا لِّلْحَرْبِ أَطْفَأَهَا ٱللَّهُ وَيَسْعَوْنَ فِى ٱلْأَرْضِ فَسَادًا وَٱللَّهُ لَا يُحِبُّ ٱلْمُفْسِدِينَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterHebrenjtë thonë: "Dora e Allahut është e shtrënguar!" U shtrëngofshin duart e tyre dhe mallkuar qofshin për atë që thonë! Përkundrazi, të dy duart e Tij janë të shtrira: dhuron si të dojë. Ajo që të është shpallur ty nga Zoti yt shumicës prej tyre do t'ua shtojë mosbindjen e mosbesimin. Ne kemi futur armiqësi e urrejtje ndërmjet tyre deri në Ditën e Kiametit. Sa herë që ata ndezin zjarrin e luftës, Allahu ua shuan atë. Ata përpiqen pareshtur të bëjnë shkatërrime në tokë, por Allahu nuk i do shkatërrimtarët.
Albanian Translation - Hassan NahiHebrenjtë thonë: “Dora e Allahut është e shtrënguar.” Iu lidhshin duart atyre dhe qofshin të mallkuar për atë që thonë! Përkundrazi, të dyja Duart e Tij janë të hapura. Ai dhuron dhe jep si të dojë. Ajo që të është shpallur ty (Muhamed) nga Zoti yt, me siguri që shumicës prej tyre do t’ua shtojë mosbindjen dhe mohimin. Ne kemi futur ndërmjet tyre armiqësi dhe urrejtje deri në Ditën e Kiametit. Kurdo që ata ndezin zjarrin e luftës, Allahu e shuan atë. Ata përpiqen të shkaktojnë ngatërresa në Tokë, por Allahu nuk i do ngatërrestarët.
Po kërkoni një temë? Provoni kërkimin sipas kuptimit — pyetja shqyrtohet në të 6.236 ajetet.
Gjuha — 70