caseriqKërkim sipas kuptimit në Kuran

Surja Al-Maaida, ajeti 60

Medinë · radha e zbritjes 112 · 5:60

قُلْ هَلْ أُنَبِّئُكُم بِشَرٍّ مِّن ذَٰلِكَ مَثُوبَةً عِندَ ٱللَّهِ مَن لَّعَنَهُ ٱللَّهُ وَغَضِبَ عَلَيْهِ وَجَعَلَ مِنْهُمُ ٱلْقِرَدَةَ وَٱلْخَنَازِيرَ وَعَبَدَ ٱلطَّٰغُوتَ أُو۟لَٰٓئِكَ شَرٌّ مَّكَانًا وَأَضَلُّ عَن سَوَآءِ ٱلسَّبِيلِ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterThuaj: "A t'ju tregoj kush do të ketë dënim më të rëndë tek Allahu? Ata që i ka mallkuar Allahu dhe në të cilët është hidhëruar e i ka shndërruar disa nga ata në majmunë e derra dhe në adhurues të tagutëve[5]. Këta janë në vendin më të keq dhe janë më të humburit nga rruga e drejtë.
Albanian Translation - Hassan NahiThuaj: “A doni t’ju tregoj kush do të marrë dënimin më të rëndë nga Allahu? Ata që Allahu i ka mallkuar dhe me të cilët është zemëruar, duke i shndërruar në majmunë dhe derra, si dhe ata që adhurojnë djallin. Ata janë në vendin më të mjerueshëm dhe janë më larg rrugës së vërtetë”.
Po kërkoni një temë? Provoni kërkimin sipas kuptimit — pyetja shqyrtohet në të 6.236 ajetet.
Gjuha — 70