وَلَقَدْ جَآءَكُمْ يُوسُفُ مِن قَبْلُ بِٱلْبَيِّنَٰتِ فَمَا زِلْتُمْ فِى شَكٍّ مِّمَّا جَآءَكُم بِهِۦ حَتَّىٰٓ إِذَا هَلَكَ قُلْتُمْ لَن يَبْعَثَ ٱللَّهُ مِنۢ بَعْدِهِۦ رَسُولًا كَذَٰلِكَ يُضِلُّ ٱللَّهُ مَنْ هُوَ مُسْرِفٌ مُّرْتَابٌ
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterNë të vërtetë, juve ju erdhi më parë Jusufi me prova të qarta, por ju ende jeni në mëdyshje lidhur me atë që jua solli, derisa, kur ai vdiq, thatë: "Allahu nuk do të dërgojë pas tij asnjë të dërguar." Kështu Allahu shpie në humbje këdo që e tepron dhe dyshon.
Albanian Translation - Hassan NahiShumë kohë më parë, juve ju pati ardhur Jusufi me prova të qarta, por ju vazhdimisht dyshonit në atë që ju kishte sjellë ai. E, kur ai vdiq, ju thatë: “Allahu nuk do të nisë më të dërguar pas tij!” Ja, kështu Allahu e shpie në humbje çdokënd që e kalon kufirin në të këqija dhe dyshon.