وَلَوْ أَنَّا كَتَبْنَا عَلَيْهِمْ أَنِ ٱقْتُلُوٓا۟ أَنفُسَكُمْ أَوِ ٱخْرُجُوا۟ مِن دِيَٰرِكُم مَّا فَعَلُوهُ إِلَّا قَلِيلٌ مِّنْهُمْ وَلَوْ أَنَّهُمْ فَعَلُوا۟ مَا يُوعَظُونَ بِهِۦ لَكَانَ خَيْرًا لَّهُمْ وَأَشَدَّ تَثْبِيتًا
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterNëse Ne do t'i urdhëronim ata: "Vritni njëri-tjetrin!" ose "Dilni nga vendbanimi juaj!", ata nuk do ta bënin atë, përveç një pakice prej tyre. E, sikur të vepronin ashtu siç këshilloheshin, do të ishte më mirë për ta dhe do të ishin më të fortë në besim.
Albanian Translation - Hassan NahiSikur Ne t’i urdhëronim ata: “Vritni veten!” ose: “Lini shtëpitë tuaja!”, pak prej tyre do ta bënin këtë. E sikur të vepronin ata siç këshilloheshin, kjo për ata do të ishte më mirë dhe do të ishin më të fortë në besim.