وَٱلَّٰتِى يَأْتِينَ ٱلْفَٰحِشَةَ مِن نِّسَآئِكُمْ فَٱسْتَشْهِدُوا۟ عَلَيْهِنَّ أَرْبَعَةً مِّنكُمْ فَإِن شَهِدُوا۟ فَأَمْسِكُوهُنَّ فِى ٱلْبُيُوتِ حَتَّىٰ يَتَوَفَّىٰهُنَّ ٱلْمَوْتُ أَوْ يَجْعَلَ ٱللَّهُ لَهُنَّ سَبِيلًا
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterSa u përket atyre grave tuaja që bëjnë kurvëri, sillni katër dëshmitarë nga ju që të dëshmojnë kundër tyre[7]. Nëse ata dëshmojnë, atëherë ngujoni ato në shtëpi derisa t'i zërë vdekja ose të sjellë Allahu për to ndonjë zgjidhje tjetër.
Albanian Translation - Hassan NahiPër ato gra tuaja që bëjnë kurvëri, kërkoni që të dëshmojnë për këtë gjë katër veta prej jush; nëse dëshmojnë për këtë gjë, i mbani ato në shtëpi derisa t’u vijë vdekja ose derisa Allahu t’u japë atyre rrugëdalje tjetër.