لَّئِن لَّمْ يَنتَهِ ٱلْمُنَٰفِقُونَ وَٱلَّذِينَ فِى قُلُوبِهِم مَّرَضٌ وَٱلْمُرْجِفُونَ فِى ٱلْمَدِينَةِ لَنُغْرِيَنَّكَ بِهِمْ ثُمَّ لَا يُجَاوِرُونَكَ فِيهَآ إِلَّا قَلِيلًا
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterNëse hipokritët dhe ata që kanë sëmundje në zemrat e tyre, si dhe ata që përhapin lajme të rreme në Medinë, nuk heqin dorë, Ne patjetër do të të japim pushtet mbi ta e atëherë ata nuk do të mbesin me ty në qytet përveçse për pak kohë.
Albanian Translation - Hassan NahiNëse nuk heqin dorë (nga veprimet e tyre) hipokritët, ata që kanë sëmundje (dyshimi) në zemrat e tyre dhe ata që përhapin lajme të gënjeshtërta në Medinë, Ne me siguri, ty do të të japim pushtet mbi ta dhe ditët e tyre në Medinë do të jenë të numëruara.