caseriqKërkim sipas kuptimit në Kuran

Surja Al-Qasas, ajeti 25

Mekë · radha e zbritjes 49 · 28:25

فَجَآءَتْهُ إِحْدَىٰهُمَا تَمْشِى عَلَى ٱسْتِحْيَآءٍ قَالَتْ إِنَّ أَبِى يَدْعُوكَ لِيَجْزِيَكَ أَجْرَ مَا سَقَيْتَ لَنَا فَلَمَّا جَآءَهُۥ وَقَصَّ عَلَيْهِ ٱلْقَصَصَ قَالَ لَا تَخَفْ نَجَوْتَ مِنَ ٱلْقَوْمِ ٱلظَّٰلِمِينَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterNdërkohë, njëra nga ato vajti tek ai duke ecur me turp dhe i tha: "Babai im po të thërret për të të shpërblyer që u dhe ujë bagëtive tona." Kur shkoi tek ai dhe ia tregoi ngjarjen, ai i tha: "Mos ki frikë! Tashmë ke shpëtuar nga populli zullumqar."
Albanian Translation - Hassan NahiMë vonë, njëra nga ato dyja, erdhi me ndrojtje dhe i tha: “Babai im të fton për të të shpërblyer, se i dhe ujë (tufës sonë)”. Kur Musai shkoi tek ai dhe i tregoi çfarë kishte përjetuar, ai tha: “Mos u frikëso, sepse ke shpëtuar prej një populli keqbërës!”
Po kërkoni një temë? Provoni kërkimin sipas kuptimit — pyetja shqyrtohet në të 6.236 ajetet.
Gjuha — 70