إِن تُبْدُوا۟ ٱلصَّدَقَٰتِ فَنِعِمَّا هِىَ وَإِن تُخْفُوهَا وَتُؤْتُوهَا ٱلْفُقَرَآءَ فَهُوَ خَيْرٌ لَّكُمْ وَيُكَفِّرُ عَنكُم مِّن سَيِّـَٔاتِكُمْ وَٱللَّهُ بِمَا تَعْمَلُونَ خَبِيرٌ
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterNë qoftë se jepni lëmoshë haptazi, kjo është gjë e mirë, e, nëse e fshihni atë dhe ua jepni të varfërve, kjo është më mirë për ju dhe ju shlyen disa gjynahe. Allahu di hollësisht çfarë veproni.
Albanian Translation - Hassan NahiT’i jepni lëmoshat haptazi, është gjë e mirë, por t’ua jepni ato të varfërve fshehurazi, është edhe më mirë dhe ju shlyen disa nga gjynahet tuaja. Allahu e njeh mirë çdo vepër që ju bëni.