وَمَثَلُ ٱلَّذِينَ يُنفِقُونَ أَمْوَٰلَهُمُ ٱبْتِغَآءَ مَرْضَاتِ ٱللَّهِ وَتَثْبِيتًا مِّنْ أَنفُسِهِمْ كَمَثَلِ جَنَّةٍۭ بِرَبْوَةٍ أَصَابَهَا وَابِلٌ فَـَٔاتَتْ أُكُلَهَا ضِعْفَيْنِ فَإِن لَّمْ يُصِبْهَا وَابِلٌ فَطَلٌّ وَٱللَّهُ بِمَا تَعْمَلُونَ بَصِيرٌ
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterAta që shpenzojnë pasurinë e vet, duke kërkuar kënaqësinë e Allahut dhe me bindje të plotë, i shëmbëllejnë një kopshti në një rrafshnaltë pjellore, ku bie një shi i dendur, ndaj jep fruta dyfish. E, në mos rëntë shi i dendur, i mjafton një shi i lehtë. Allahu sheh mirë gjithçka që bëni.
Albanian Translation - Hassan NahiAta që shpenzojnë pasurinë e vet, për të kërkuar kënaqësinë e Allahut dhe që e forcojnë veten me punë të mira, shëmbëllejnë me një kopsht të mbjellë në rrafshnaltë, në të cilin bie shi i bollshëm, andaj jep fruta dyfish. Nëse nuk i bie shi i bollshëm, i bie shi i imët që i mjafton. Allahu i sheh mirë punët që bëni ju.