caseriqKërkim sipas kuptimit në Kuran

Surja Al-Mujaadila, ajeti 2

Medinë · radha e zbritjes 105 · 58:2

ٱلَّذِينَ يُظَٰهِرُونَ مِنكُم مِّن نِّسَآئِهِم مَّا هُنَّ أُمَّهَٰتِهِمْ إِنْ أُمَّهَٰتُهُمْ إِلَّا ٱلَّٰٓـِٔى وَلَدْنَهُمْ وَإِنَّهُمْ لَيَقُولُونَ مُنكَرًا مِّنَ ٱلْقَوْلِ وَزُورًا وَإِنَّ ٱللَّهَ لَعَفُوٌّ غَفُورٌ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterAta prej jush që bëjnë dhihar[1], le ta dinë se ato nuk bëhen nëna të tyre. Nëna të tyre janë vetëm ato që i kanë lindur. Me të vërtetë, fjalët që thonë janë të shëmtuara e të rreme. Megjithatë, Allahu është Shlyes i gjynaheve e Falës i Madh.
Albanian Translation - Hassan NahiAta midis jush, që i ndajnë gratë e veta, duke u thënë se iu duken si nënat e veta, duhet ta dinë se ato nuk janë nënat e tyre. Nënat e tyre janë vetëm ato që i kanë lindur ata. Fjalët që ata thanë, janë të pahijshme dhe të pavërteta. Megjithatë, Allahu është Falës dhe Shlyes i gabimeve.
Po kërkoni një temë? Provoni kërkimin sipas kuptimit — pyetja shqyrtohet në të 6.236 ajetet.
Gjuha — 70