caseriqKërkim sipas kuptimit në Kuran

Surja Al-Maaida, ajeti 95

Medinë · radha e zbritjes 112 · 5:95

يَٰٓأَيُّهَا ٱلَّذِينَ ءَامَنُوا۟ لَا تَقْتُلُوا۟ ٱلصَّيْدَ وَأَنتُمْ حُرُمٌ وَمَن قَتَلَهُۥ مِنكُم مُّتَعَمِّدًا فَجَزَآءٌ مِّثْلُ مَا قَتَلَ مِنَ ٱلنَّعَمِ يَحْكُمُ بِهِۦ ذَوَا عَدْلٍ مِّنكُمْ هَدْيًۢا بَٰلِغَ ٱلْكَعْبَةِ أَوْ كَفَّٰرَةٌ طَعَامُ مَسَٰكِينَ أَوْ عَدْلُ ذَٰلِكَ صِيَامًا لِّيَذُوقَ وَبَالَ أَمْرِهِۦ عَفَا ٱللَّهُ عَمَّا سَلَفَ وَمَنْ عَادَ فَيَنتَقِمُ ٱللَّهُ مِنْهُ وَٱللَّهُ عَزِيزٌ ذُو ٱنتِقَامٍ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterO besimtarë! Mos e vritni gjahun duke qenë në ihram! Kushdo nga ju që e vret gjahun me paramendim, si dënim duhet të therë si kurban në Qabe një kafshë shtëpiake të ngjashme me kafshën që ka vrarë, për të cilën gjykojnë dy njerëz të drejtë nga mesi juaj; ose duhet të ushqejë si shpagim disa të varfër; ose të agjërojë në atë masë që ta ndiejë ndëshkimin e fajit të bërë. Allahu fal për atë që ka kaluar, porse atë që e përsërit, Allahu do ta ndëshkojë. Allahu është i Gjithëfuqishëm dhe i Zoti për hakmarrje.
Albanian Translation - Hassan NahiO besimtarë! Mos gjuani, duke qenë në ihram! Kushdo që e vret gjahun me paramendim, për dënim duhet të therë si kurban në Qabe një kafshë shtëpiake të ngjashme me kafshën e gjuajtur, sipas vlerësimit të dy njerëzve të drejtë midis jush; ose të ushqejë disa të varfër për të larë gjynahun; ose të agjërojë në atë masë, që ta ndiejë ndëshkimin për gjynahun e bërë. Allahu e fal atë që ka kaluar (para ndalimit). Ndërsa atë që vepron pas ndalimit, Allahu do ta ndëshkojë. Allahu është i Plotfuqishëm dhe i Zoti për shpagim.
Po kërkoni një temë? Provoni kërkimin sipas kuptimit — pyetja shqyrtohet në të 6.236 ajetet.
Gjuha — 70