يَٰٓأَيُّهَا ٱلَّذِينَ ءَامَنُوا۟ كُونُوا۟ قَوَّٰمِينَ لِلَّهِ شُهَدَآءَ بِٱلْقِسْطِ وَلَا يَجْرِمَنَّكُمْ شَنَـَٔانُ قَوْمٍ عَلَىٰٓ أَلَّا تَعْدِلُوا۟ ٱعْدِلُوا۟ هُوَ أَقْرَبُ لِلتَّقْوَىٰ وَٱتَّقُوا۟ ٱللَّهَ إِنَّ ٱللَّهَ خَبِيرٌۢ بِمَا تَعْمَلُونَ
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterO besimtarë! Bëhuni të patundur në kryerjen e urdhrave të Allahut dhe dëshmitarë të drejtë! Kurrsesi të mos ju shtyjë urrejtja ndaj disa njerëzve që t'i shmangeni drejtësisë! Jini të drejtë, sepse kjo është më afër devotshmërisë dhe frikësojuni Allahut! Pa dyshim, Allahu di hollësisht gjithçka që bëni.
Albanian Translation - Hassan NahiO besimtarë! Bëhuni të qëndrueshëm në urdhrat e Allahut dhe bëhuni dëshmues me drejtësi! Le të mos ju nxisë urrejtja ndaj njerëzve për të bërë padrejtësi. Bëhuni të drejtë, se kjo është më afër devotshmërisë dhe frikësojuni Allahut! Pa dyshim, Allahu është i Dijshëm për çdo gjë që punoni ju.[87]