وَلَقَدْ أَرْسَلْنَا رُسُلًا مِّن قَبْلِكَ مِنْهُم مَّن قَصَصْنَا عَلَيْكَ وَمِنْهُم مَّن لَّمْ نَقْصُصْ عَلَيْكَ وَمَا كَانَ لِرَسُولٍ أَن يَأْتِىَ بِـَٔايَةٍ إِلَّا بِإِذْنِ ٱللَّهِ فَإِذَا جَآءَ أَمْرُ ٱللَّهِ قُضِىَ بِٱلْحَقِّ وَخَسِرَ هُنَالِكَ ٱلْمُبْطِلُونَ
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterNë të vërtetë, Ne kemi çuar para teje të dërguar, për të cilët të kemi treguar, por edhe të dërguar të tjerë, për të cilët nuk të kemi treguar. Asnjë i dërguar nuk mund të sjellë mrekulli, përveçse me lejen e Allahut. E, kur të vijë urdhri i Allahut, do të gjykohet me drejtësi dhe atëherë do të shkatërrohen ithtarët e së kotës.
Albanian Translation - Hassan NahiEdhe para teje (o Muhamed) Ne kemi nisur të dërguar, për disa prej të cilëve të kemi treguar ty e për disa të tjerë nuk të kemi treguar. Asnjë i dërguar nuk mund të sjellë ndonjë mrekulli, veçse me lejen e Allahut. Dhe kur të vijë urdhri i Allahut, do të gjykohet me drejtësi e atëherë, jobesimtarët kokëfortë do të shkatërrohen.