رُّسُلًا مُّبَشِّرِينَ وَمُنذِرِينَ لِئَلَّا يَكُونَ لِلنَّاسِ عَلَى ٱللَّهِ حُجَّةٌۢ بَعْدَ ٱلرُّسُلِ وَكَانَ ٱللَّهُ عَزِيزًا حَكِيمًا
Albanian Translation - Rowwad Translation Center(Dërguam) të dërguar që ishin përgëzues e paralajmërues, në mënyrë që njerëzit të mos kenë shfajësim para Allahut pas (dërgimit të) të dërguarve. Allahu është i Gjithëfuqishëm dhe i Urtë.
Albanian Translation - Hassan Nahi(Këta janë) të dërguar që kanë sjellë lajme të mira e kanë paralajmëruar, në mënyrë që njerëzit të mos kenë ndonjë justifikim ndaj Allahut, pas ardhjes së të dërguarve. Se, Allahu, është i Plotfuqishëm dhe i Gjithëdijshëm.