يَٰٓأَيُّهَا ٱلَّذِينَ ءَامَنُوا۟ ٱذْكُرُوا۟ نِعْمَةَ ٱللَّهِ عَلَيْكُمْ إِذْ جَآءَتْكُمْ جُنُودٌ فَأَرْسَلْنَا عَلَيْهِمْ رِيحًا وَجُنُودًا لَّمْ تَرَوْهَا وَكَانَ ٱللَّهُ بِمَا تَعْمَلُونَ بَصِيرًا
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterO besimtarë! Kujtoni dhuntinë e Allahut ndaj jush kur kundër jush erdhi një ushtri, por Ne dërguam kundër tyre një erë të fortë dhe ushtri që ju nuk e shihnit. Allahu sheh mirë gjithçka që bëni.
Albanian Translation - Hassan NahiO besimtarë! Kujtoni dhuntinë e Allahut kur ju erdhi një ushtri (idhujtarësh),[257] e Ne dërguam mbi ata erë dhe një ushtri (engjëjsh) që ju nuk e shihnit; ndërsa Allahu i sheh të gjitha ato që bëni ju.