وَجَآءَ رَجُلٌ مِّنْ أَقْصَا ٱلْمَدِينَةِ يَسْعَىٰ قَالَ يَٰمُوسَىٰٓ إِنَّ ٱلْمَلَأَ يَأْتَمِرُونَ بِكَ لِيَقْتُلُوكَ فَٱخْرُجْ إِنِّى لَكَ مِنَ ٱلنَّٰصِحِينَ
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterNga skaji i qytetit erdhi një burrë duke nxituar dhe tha: "O Musa, paria janë duke shqyrtuar vrasjen tënde, prandaj ik. Unë po të këshilloj çiltërsisht."
Albanian Translation - Hassan NahiAty erdhi një njeri, duke nxituar prej skajit të qytetit, e tha: “O Musa, paria është mbledhur e po bisedon për të të vrarë, prandaj ik, sepse po ta jap një këshillë të sinqertë”.