فَإِنْ خِفْتُمْ فَرِجَالًا أَوْ رُكْبَانًا فَإِذَآ أَمِنتُمْ فَٱذْكُرُوا۟ ٱللَّهَ كَمَا عَلَّمَكُم مَّا لَمْ تَكُونُوا۟ تَعْلَمُونَ
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterNë qoftë se keni frikë (nga armiku), faluni duke ecur ose duke qenë hipur (mbi kalë a mbi deve). Kur të siguroheni, atëherë përmendeni Allahun (duke e falur namazin të plotë), ashtu si ju ka mësuar Ai atë që nuk e keni ditur.
Albanian Translation - Hassan NahiNëse keni frikë, faluni duke qenë në këmbë ose hipur (mbi kalë)! Kur të jeni të sigurt, atëherë t’i kryeni faljet për Allahun, ashtu si ju ka mësuar Ai atë që nuk e keni ditur!