caseriqKërkim sipas kuptimit në Kuran

Surja Al-Ghaafir, ajeti 67

Mekë · radha e zbritjes 60 · 40:67

هُوَ ٱلَّذِى خَلَقَكُم مِّن تُرَابٍ ثُمَّ مِن نُّطْفَةٍ ثُمَّ مِنْ عَلَقَةٍ ثُمَّ يُخْرِجُكُمْ طِفْلًا ثُمَّ لِتَبْلُغُوٓا۟ أَشُدَّكُمْ ثُمَّ لِتَكُونُوا۟ شُيُوخًا وَمِنكُم مَّن يُتَوَفَّىٰ مِن قَبْلُ وَلِتَبْلُغُوٓا۟ أَجَلًا مُّسَمًّى وَلَعَلَّكُمْ تَعْقِلُونَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterËshtë Ai që ju ka krijuar prej dheut, pastaj prej një pikle, pastaj prej një mpiksjeje gjaku, pastaj prej një cope mishi e më pas ju nxjerr si foshnja e pastaj jua mundëson që të arrini moshën e pjekurisë e mandej të bëheni pleq, – ndonëse disa prej jush vdesin më herët, – në mënyrë që të arrini afatin që ju është caktuar, si dhe që të mund të kuptoni.
Albanian Translation - Hassan NahiËshtë Ai që ju ka krijuar prej dheut, pastaj prej pikës së farës e pastaj prej droçkës së gjakut. Ai ju bën që të lindni si foshnje, pastaj të arrini moshën e pjekurisë e pastaj të bëheni pleq (ndonëse disa prej jush vdesin më herët), me qëllim që të plotësoni afatin që ju është caktuar të jetoni dhe që të arrini të kuptoni.
Po kërkoni një temë? Provoni kërkimin sipas kuptimit — pyetja shqyrtohet në të 6.236 ajetet.
Gjuha — 70